-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK e mban larg sallës së operacionit, kardiologu rrëzohet për herë të dytë nga Apeli

Kryesoret

 Ish-shefi i kardiologjisë në qendrën Spitalore Universitare, Edvin Prifti, ka deklaruar para Gjykatës së Posaçme të Apelit se ai po mbahet me dhunë larg profesionit të tij dhe prezenca e tij gjatë operacioneve nuk mund të prish asnjë provë ehtimi.

“Për mua si mjek, të më lini jashtë sallës së operacioneve, është njësoj si të më merrni jetën. Nuk kam asnjë mundësi të prish prova, sikurse pretendon prokuroria. Kanë gati dy vite që po me hetojnë dhe kanë pasur kohë të marrin çdo provë. Mjeku nuk mund të prishë prova, duke operuar qytetarët për zemrën”, ka shprehur ai gjatë seancës.

Mjeku po hetohet nga SPAK për një rast të përfshirjes në korrupsion së bashku me ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha.

Në seancë që zgjati më shumë se një orë e gjysmë, avokatët thanë se provat e paraqitura prej tyre, po injorohen qëllimisht nga prokuroria.

Mjeku i specializuar në disa universitete të Perëndimit në fushën e tij dhe me një eksperiencë disa-vjeçare u pezullua për të dytën herë, pasi një çështje të re hetimore të çelur ndaj tij, ku u akuzua nga një qytetar se I kishte marrë një shumë parash për operacionin e nënës.

Dyshimet ishin se mjeku e kishte marrë valvulën në spitalin shtetëror dhe ja kishte vënë pacientes, por nga verifikimet e kryera në QSUT, ka rezultuar se nuk mungonte një e tillë dhe për rrjedhojë thanë avokatët pretendimi i prokurorisë ka rënë.

Gjykata nuk u tërhoq, duke e lënë në fuqi masën e pezullimit për mjekun deri në muajin gusht.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit