Një 42-vjeçar shqiptar ka gjetur vdekjen nga hemorragjia në Itali, pasi ka thyer xhamat e vitrinës së një dyqani për të vjedhur dhe është prerë edhe vetë.
Ai pati shumë hemorragji dhe pavarësisht se u dërgua në spital, ndërroi jetë. Karabinierët do të marrin dëshmitë e pronarit të dyqanit dhe të dëshmitarëve për të zbuluar shkakun e aktit tragjik.
Klodjan Zoga, lindur më 1979 e banues në Poggiardo, fillimisht kërcënoi se do t’i thyente xhamat dyqanit e më pas e bëri realitet kërcënimin.
Për fatin e tij të keq, u plagos nga xhami i thyer dhe vdiq nga hemorragjia.
Karabinierët janë në vendngjarje për të marrë dëshmitë e pronarit të dyqanit dhe të dëshmitarëve, për të zbuluar shkakun që çoi në aktin tragjik.