-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vendimi i BE-së për Ballkani Perëndimor, Lajçak: Jam i zhgënjyer

Kryesoret

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, Miroslav Lajçak ka reaguar në lidhje me lënien në hije të vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE.

Ai tha se vendimi i djeshëm për vendet e Europës lindore, referuar Ukrainës dhe Moldavisë, dhe fakti që një vendim i ngjashëm nuk u mor për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjeneron zhgënjim të thellë në rajon.

“Ne morëm një vendim gjeopolitik për Evropën Lindore, por nuk mund të kemi të njëjtin këndvështrim strategjik për Ballkanin Perëndimor. Kjo gjeneron zhgënjim të thellë në rajon. Jam krenar për udhëheqjen evropiane në Lindje, por ne duhet ta rifitojmë atë për fqinjët tanë juglindorë”, ka shtuar Lajçak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit