-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

COVID dhe lija, pse po rriten infektimet? Mjeku te “5pyetjet.al”: Kujdes fruthin

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Në javët e fundit, pa u ndjerë shumë në Shqipëri ka filluar një rritje e rasteve me COVID-19 duke rikthyer frikën e dy viteve të fundit. Dje u zbuluan 293 qytetarë me koronavirus. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 9 pacientë. Lajmi i mirë është se për shumë javë nuk ka pasur humbje jete. Por përse po rriten numrat? Cfarë po ndodh? Si parashikohet situata në vazhdim dhe çfarë na pret në vjeshtë? Pas covidit është shfaqur edhe lija e majmunit në shumë vende duke ngjallur sërish frikë. Për këto dhe shumë të tjera “5pyetjet.al” zhvilloi një intervistë me mjekun e njohur Ilir Alimehmeti, një nga figurat më të besuara për këshillat në dy vitet e fundit. Ai ngre një tjetër alarm, që lidhet me fruthin.

Intervista e plotë me mjekun Ilir Alimehmeti

Si e shpjegoni rritjen e rasteve, vitin e kaluar në verë kishim ulje, tani kemi ngritje të infektimeve?
Llogaria bëhet sipas variantit. Nëse e vë re, vjet rënia që patëm në valën e pranverës filloi në fund të marsit dhe diku në maj nuk kishim fare dhe rritja filloi tre muaj me vonesë. Këtë vit rënia ka filluar në fillim të janarit, pasi Omicron e ka kurbën më të shpejtë dhe ne kemi tre muaj që nuk kishim, mbi një muaj nuk kishim asnjë vdekje.

Po tani çfarë varianti po qarkullon?
Tani po qarkullon një nën variant i Omicron, B5A.5 që është cikë më dominant pasi arrin të kapërcejë me një efektivitet rreth 50% edhe ata që kanë kaluar një variant të Omicron më përpara. BA1 është Omicron i parë, BA2 që tek ne erdhi nuk arrinte të infektonte njerëzit që kishin marrë BA1 dhe nuk u ndje shumë. Ky që ka marrë emrin B5A.5 por që është nën variant i BA2 arrin ta kapërcejë këtë. Ti pret që të kesh infektime dhe ri-infektime dhe fakti që vaksina është bërë për variantin origjinal të parin, infektimet i ke me Delta dhe Omicron dhe kjo gjen hapësirë për të infektuar.

Po me këtë ritëm, ku do të shkojmë?
Ka ikur momenti i numrit të rasteve të reja. Shikimi është i spitaleve. Infektimet e reja nuk thonë asgjë, por trendi është në rritje. Po të shikosh BA5, Afrika e Jugut tregoi se infektimet ishin katër javë dhe më pas fillon zbritja. Edhe Europa, janë praktikisht te 4 javë, që u ka filluar rritja në fillim të qershorit, ne rritjen e kemi në 2 javët e fundit. Që do të thotë rastet do të rriten edhe për 2 javë, të qëndrojnë edhe një javë dhe pastaj fillon zbritja. Në korrik rritja dhe në gusht fillon zbritja. Por nuk ka rëndësi numri spitalor, në Afrikë të Jugut ka një rritje, por nuk ka rrezik. Duke parë çfarë ka ndodhur në Angli, Itali apo Gjermani, nuk po shohim shqetësim nga pikëpamja e humbjes së jetëve. Ka një rritje të lehtë, por jo shifrat e tmerrshme që kemi pasur më parë. Por arsyeja është BA5.

Po lija e majmunit, ka rrezik?
Nuk duhet të trembemi. Asgjë fare. Sot ka 3200 raste në tre muaj. Nëse nga COVID ke pasur 15-20 mln vdekje, nga lija je në shifra qesharake. Në vendet jashtë Afrikës ka vetëm një humbje jete, ndërsa në Afrikë vdekshmëria është 3-10%. Kemi vetëm një vdekje. Sepse popullata ndryshe nga Afrika është më e shëndetshme në Europë dhe e treta, epidemiologjikisht po transmetohet në rrugë seksuale.

Po fruthi çfarë rreziku ka?
Ajo që ka me u trembur është fruthi. Fruthi është halli. Ne jemi zyrtarisht vend që ka fruth. Rastet janë në dimër, por ka pasur raste edhe jashtë kësaj periudhe. Ky është virusi më i transmetueshëm që ne njohim. ¼ ka rrezik për të të çuar në spital. Arsyeja që po na ndodh është se ka rënë vaksinimi. Nëse shikon të dhënat e fundit, të para 2 viteve, në raportin e 2020 se më pas nuk i kanë publikuar, nga 97% shkoni në 91%, llogarit kjo që bëhet para 2 viteve. Më pas hyri pandemia dhe logjika është që ka rënë më shumë. OBSH thotë që janë krijuar kondita për epidemi të mëdha fruthi, që është sëmundje serioze dhe kjo është për faktin që ka rënë vaksinimi. Për 2018 Shqipëria ka deklaruar 1466 raste, por në fakt ka qenë më shumë. Në gusht të 2019 OBSH hoqi statusin e vendit pa fruth. Nëse një person rri me 10 të tjerë nga të cilët pa imunizuar, 9 kanë për t’u infektuar. Është virusi më i tmerrshëm. Kësaj duhet t’i trembemi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit