-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si na përgjojnë ambasadat në Tiranë? Klosi për “5pyetjet.al”: Kurthi dhe sekretet që duan

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Në 24 orët e fundit në shumë media dhe rrjete sociale tërhoqi vëmendjen raporti i SHISH për vitin që u mbyll, ku mes të tjerash publikoi edhe një episod që kishte zbuluar të një agjenti që me petkun e diplomatit ishte kamufluar duke rekrutuar një zyrtar të administratës shqiptare për të vjelur informacion.

Por si funksionon kjo strukturë, si ka evoluar dhe a u është përshtatur nevojave dhe avancimit të homologëve? Agjentura apo diplomacia? Kush ka interes dhe për çfarë në Shqipëri? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave iu përgjigj në një intervistë për “5pyetjet.al” njeriu që e njeh shumë mirë këtë strukturë, Fatos Klosi, i cili ka qenë drejtues i Shërbimit Informativ në vitet 1997-2002.

Intervista e plotë

Zoti Klosi, çfarë komenti keni për raportin që publikoi SHISH?
Ato janë gjëra të përgjithshme.

Aty ishte një episod që ishte zbuluar një diplomat spiun…
Me ligj puna e SHISH-it është sekret dhe çdo botim që bëjnë, mirë bëjnë, se në demokraci të gjitha institucionet bëjnë raport, por SHISH e ka të vështirë, sepse është me ligj sekret puna e tyre. Nuk e kam lexuar, pashë vetëm lajmet dhe ato që dëgjova janë të përgjithshme.

Flitet për një rast, të një diplomati të huaj që tentonte të rekrutonte një zyrtar të administratës…
Të gjitha ambasadat kanë nga një zbulues, apo dy, në varësi të ambasadës dhe vendit ku është akredituar, kjo dihet (qesh).

Por si kamuflohet agjenti nga selitë diplomatike, gjithmonë është numri dy i ambasadës?
Dikur kur kam qenë, ne kishim marrëdhënie shumë të mira me të gjitha shërbimet perëndimore dhe ata kishin këtu me petkun e sekretarit të dytë dhe të tretë. Ata ishin njerëz të zbulimit. Ishte koha e luftës së Kosovës. Edhe ne nuk e kemi ndryshe nga të tjerët. Për mua nuk përbëjnë lajme këto. Nëse zbulohet një diplomat, sot nuk bëhet asgjë, i thuhet shtetit tërhiqeni dhe ata e zëvendësojnë me një tjetër po të asaj natyre.

Është marrëveshje e heshtur mes vendeve?
Jo, nuk është marrëveshje, por është e heshtur. Sot nuk është koha e luftës së ftohtë, që këto shërbime dënoheshin, sot me një buzëqeshje i thonë tërhiqeni dhe kaq. Në të gjitha vendet e Europës janë të njëjtat probleme. Përgjohesh, sepse vërtetë e ke aleat, por do të dish një cikë më shumë. Mos u çudisni. Sot shërbimet janë gjithmonë e më pak të rëndësishme, sot është diplomacia. Shërbimet janë ndihmës të diplomacisë.

Përveç Rusisë dhe Kinës, kush ka interes në vendin tonë?
Të gjitha vendet kanë interes, të dinë çfarë bëhet.

Ndalur te rasti konkret, por çfarë informacioni mund të merret nga administrata jonë?
Ne kemi sekrete. Për të parë deri ku është dobësia e këtij vendi. Ata duan të dinë të vërtetën sa keq jemi. Nëse aleatët të ofrojnë një ndihmë, duan të dinë si të bisedojnë. Sado që i kemi aleatë, të dy palët kanë qëllimet e tyre që në tavolinë nuk i thonë hapur.

Nuk është më luftë e ftohtë që të dish armatimet. Rusia sulmoi Ukrainën dhe nuk kishte informacion, e dinte më të dobët. Dhe ai e pushoi shefin e shërbimit, pasi informacioni që duhet të dinte ishte i mangët. Një shteti kërkon të dijë më shumë sesa thuhet në televizor. Në të gjitha ambasadat ka punonjës të shërbimeve përkatëse.

Po pajisje mund të vendosin?
Kush do i ndalojë. Ne teknologjinë e re nuk e njohim fare. Çdo shtet në ambasadën e vet vendos, ku e dimë ne se çfarë kanë brenda. Çfarë bëjnë të mëdhenjtë në ambasadat e tyre nuk e dimë. Por kjo nuk na pengon, nuk na prish punë. Nuk e shoh gjë të keqe. Nuk është se kemi ndonjë sekret. Shumicën e informacioneve e marrim nga partnerët.

Po, konkretisht çfarë sekretesh kemi ne?
Duan ta dinë që nuk kemi sekrete, nuk e besojnë. Shtetet e tjera kanë sekrete, sepse kanë teknologji dhe qëllime dhe shikojnë më larg se ne. Ata e dinë shumë mirë situatën, që kur kam qenë unë, flisnim hapur, na ndihmonin, çfarë sekretesh do të kishim ne?! Por ata kanë një dyshim, vërtetë jemi kaq të hapur që nuk kemi asnjë sekret?

Për shembull, një shtet i madh në Shqipëri që na ndihmon dhe do të dijë se ç’u bë me paratë e tyre, ata duan të dinë, kjo ndihmë që dhamë ku vajti, vajti e gjitha për këtë punë? Këto janë problemet e sotme. I kemi të gjithë aleatë. Edhe me Serbinë po përpiqemi që të merremi një cikë vesh. Unë jam për Ballkanin e Hapur, lërë se çfarë thotë opozita.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit