Një aksident me vdekje është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë.
Në afërsi të TEG-ut, Erald Totilla 40 vjeç duke drejtuar motorin është përplasur me një betoniere me drejtues Astrit Halilajn 41 vjeç.
I plagosuri Erald Totilla u dërgua me shpejtësi në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve ndërroi jetë.
Drejtuesi i betonieres është ndaluar për t’u marrë në pyetje.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.