Katër të dënuar shqiptarë, dy nga Gjermania, një nga Franca dhe një nga Italia janë ekstraduar në Tiranë për të vuajtur dënimet.
“Në bashkëpunimit me autoritetet italiane, u ekstradua nga Italia, Bekim Lekaj, 30-vjeç, banues në Tropojë. Ai është dënuar me 8 vjet, 2 muaj e 10 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.
Po ashtu, u ekstradua nga Stuttgart, Gjermani, drejt vendit tonë, Romario Kapidani, 28-vjeçari nga Durrësi, pas ishte shpallur në kërkim sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 8 muaj burgim.
Gjithashtu, u ekstradua nga Dusseldorf, Gjermani, dhe 29-vjeçari Ervis Martini alias Ervis Krasniqi, 29 vjeç. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
U ekstradua nga Francë, shtetasi shqiptar gjithashtu dh 30-vjeçari Deivis Jaho, 30 vjeç,lindur në Kamzë. Jaho ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Këta persona u ekstraduan drejt vendit tonë, me qëllim vuajtjen e dënimit” mbyllet njoftimi i policisë.