Tre shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritet spanjolle pasi kishin ku kultivuar hashash brenda një anije të modifikuar për tregtim mallërash.
Ka qenë era e fortë e hashashit ajo që ka bërë të mundur pikasjen e shqiptarëve nga policia spanjolle.
Ata kanë gjetur plantacionin e drogës në një anije e modifikuar sikur shiste divanë nën mbishkrimin ‘Divanë në masën tuaj’.
Agjentët kanë kontrolluar anijen në prani të pronarit të saj, ku kanë zbuluar 3 shqiptarët, që kalonin natën brenda anijes dhe prej disa ditësh nuk kishin dalë prej saj, shkruajnë mediat spanjolle.
Ato kishte 4 dhoma të mëdha, ku mbante 1900 bimë marijuanë, përveç materialeve të ndryshme të nevojshme për kultivim: 247 llamba, 132 ventilatorë, 269 çakëll, 9 filtra ajri, 9 radiatorë termikë, 10 kohëmatës dhe 7 rezervuarë uji.