Një person është plagosur me armë zjarri në Prishtinë.
Sipas njoftimit nga policia, të plagosurit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor, derisa në vendngjarje ka sekuestruar një revole, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.
E gjitha ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, në rrugën “Rinia”.
Janë arrestuar tre persona të përfshirë në këtë rast.