Policia italiane ka bërë të ditur se ka vënë në pranga një 19-vjeçar shqiptar, pasi është kapur me një sasi kokaine.
Shqiptari është arrestuar nga policia e komandës së stacionit Marsciano në Itali, këtë të shtunë. Djali është pikasur në një makinë në zonën e Spinës, teksa po kryente manovra të dyshimta. Pasi u ndalua nga efektivët e policisë, atij iu gjetën të fshehura në makinë njëzet vezë plastike që përmbanin kokainë, në një total prej gjashtëmbëdhjetë gramë.
I riu shqiptar kishte në xhep edhe 400 euro të ardhura nga shitja e drogës sipas policisë.