-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e maturantëve, Boçi: Kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!

Kryesoret

Deputeti i PD-së Luçiano Boçi përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me provimet e Maturës.

Ai thotë se protesta e maturantëve është një kambanë e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

Ai thekson se protesta e tyre nuk është thjesht arsimore, por është tërësore, duke theksuar se në 7 korrik, kur Sali Berisha ka thirrur protestën do të protestohet edhe për ta.

Postimi i Luçiano Boçit

ALARMI QË VJEN NGA MATURANTËT

🔔Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

📌Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.

Por tashmë gjithçka është thyer.

Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.

Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.

📌Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.

Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.

📈Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.

🚜Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.

📊Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.

📜Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.

🚨Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.

🚨Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.

Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.

✏️Dhe ta dini:

Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.

Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.

Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!

✌️Në 7 Korrik do të protestojmë dhe për ATA, fëmijët tanë!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit