-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qindra shkelje rrugore vetëm gjatë së dielës, në pranga 9 shoferë

Kryesoret

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Sakaq gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Siguria Rrugore

Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.

Makina inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarë, kamera, aparate fotografike, dronë dhe mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor në të gjithë rrugët e vendit.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7.

Gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në:
•parakalime të gabuara;
•qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
•drejtim i mjetit, në gjendje të dehur;
•përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe
•mosvendosje e rripit të sigurimit.

Janë skanuar 221 shpejtësi mbi normat e lejuara. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh;

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mosvendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues motomjetesh pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë.

Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë mbasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit