-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA “shuplakë” Ramës për amnistinë fiskale: Pastrim parash dhe evazion fiskal

Kryesoret

Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço është kundër draftit të qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale. Ai deklaroi sot se drafti i dytë i hedhur nga qeveria për konsultim ka ndryshime nga i pari, por sërish lë hapësira për pastrim parash dhe evazion fiskal.

Ne e dimë që ka pasur një draft që është futur në konsultim. Ne duam pak më tepër kohë për ta analizuar, por opinioni i komiteteve teknike është që drafti ka ndryshime, por jo esenciale. Problemi që ne kemi pasur me ligjin e amnistisë fiskale, ka qenë me hapësirën që krijon dhe mundësinë që krijon për pastrimin e parave dhe evazion fiskal.

Ky është problemi kryesor që e kemi ne dhe jo vetëm, shumë partnerë ndërkombëtarë. Nëse ky ligj ka marrë mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë që do të thotë se janë strukturat, si FMN-ja dhe BE apo Manivali, atëherë edhe ne do të ishim mbështetës, pasi ata shikojnë detajet e rëndësishme.

Përkundrazi, nëse e kundërta është e vërtetë, shqetësimet tona janë si më parë që janë shumë serioze. Problemi tjetër është problemi i konkurrencës së pandershme, hapësirave që ky ligj krijon” tha ai.

Për kushtet e biznesit, ai tha “propozoj miratimin e një pakete anti-korrupsion për të ndaluar korrupsionin dhe ligj anti-ryshfet. Gjithashtu duhet reformuar sistemi i prokurimeve publike”.

Klima e biznesit? “Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktorë që po e bëjnë klimën më të rëndësishme.

Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit.

Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit