Një sherr banal ka ndodhur në Venezia, ku të përfshirë kanë qenë 2 shqiptarë dhe 1 italian.
Ai nisi për motive të dobëta por përfundoi me plagosjen me armë të të treve. Sherri ka nisur fillimisht mes dy shqiptarëve, e më pas italiani ka ndërhyrë për ti ndarë. Të dy shqiptarët ishin të punësuar si kopshtarë në të njëjtën kompani dhe debati nisi për çështje para.
Njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe u transportua me helikopter në spitalin e Mestres. I plagosur rëndë mbeti një shqiptar 35-vjeçar.