-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në Gjirokastër, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Kryesoret

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat , në Gjirokastër.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Kanë ngelur të plagosur shoferi dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 14:45, në aksin rrugor Qafa e Muzinës-Jorgucat, shtetasi A. M., 51 vjeç, banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit