Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e hartuar për Emergjencat Civile ka gjetur shumë shkelje për menaxhimin në shuarjen e zjarreve.
KLSH i kërkoi drejtorit të Emergjencave Civile, Haki Çako pezullimin nga detyra të 2 drejtorëve, Klajdi Nikolla që është Drejtor i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Projekteve dhe Robert Hysenllari.
Sipas raportit të KLSH-së, drejtoria e Nikollës shkeli ligjin e prokurimit, pasi lidhi kontratë me një kompani që s’ka helikopterë.
“Kontrata për zjarret u lidh me “Viva Helicopter”, e cila nuk ka asnjë helikopter. Kontrata me helikopterët privatë për shuarjen e zjarreve u lidh në mënyrë të padrejtë” thotë raporti.
Gjithashtu, KLSH kërkoi shkarkimin e Robert Hysenllarit, që është drejtor i Gatishmërisë e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente. “Robert Hysenllari nuk ka kryer inspektimet për gatishmërinë e strukturave në 2021” thuhet në raport dhe për këtë arsye.