Rreth orës 16:00, policia e Shkodrës u vu në lëvizje pas një alarmi të dyshimtë për bombë në lagjen Vojo Kushi, pasi një pako e dyshimtë ishte lënë buzë rrugës.
Mësohet se forcat xheniere kanë mbërritur në vendngjarje për të bërë shpërthimin e kontrolluar të pakos, por ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia për lëndë që kishte në brendësi pakoja.
Dyshohet se pakoja ka pasur si qëllim kërcënimin e drejtoreshës së OSHKSH (operatori i kujdesit shëndetësor), Suida Kukës. Pakoja e dyshimtë ka qenë e vendosur poshtë makinës së Kukës.