Presidenti i Meksikës ka reaguar për vdekjen e 50 emigrantëve në një kamion në Teksas.
Andres Manuel Lopez Obrador fajësoi për ngjarjen e rëndë trafikimin dhe “mungesën e kontrollit” në kufi.
Dhjetra meksikanë, 7 guatemalanë dhe dy hondurasë ishin mes të vdekurve. Ata që u gjetën të gjallë, përfshirë katër fëmijë, u dërguan në spital.
Të mbijetuarit raportohet se ishin shumë të nxehtë në trup kur i prekje.
Në një konferencë për mediat, Lopez Obrador e konsideroi ngjarjen tragjedi të jashtëzakonshme dhe deklaroi se Meksika do riatdhesojë trupat e qytetarëve të saj.
“Ndodhi për shkak të varfërisë dhe dëshpërimit të vëllezërve tanë në Amerikën Qendrore dhe Meksikë. Kjo ndodh sepse ka trafikim njerëzish dhe mungesë kontrolli në kufi”, u shpreh ai.
Emigrantët u gjetën në periferi të qytetit të San Antonio, i cili është 250 km nga kufiri SHBA-Meksikë, një rrugë kryesore tranziti për kontrabandistët e njerëzve.