-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korreshi në Kuvend: Uleni naftën, është turp për qytetarët e Lushnjës

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ngriti shqetësime të forta në Kuvend lidhur me gjendjen e infrastrukturës dhe kostot e larta të jetesës, duke theksuar nevojën për investime në rrugë, spitale dhe sektorin energjetik.

Ai denoncoi gjithashtu çmimin e lartë të naftës dhe ndikimin e tij mbi bujqësinë dhe qytetarët.

“Po na mbron qeveria nga Irani. Na jepni ne ndonjë palë llastiqe të vrasim ndonjë harabel të hamë bukë. Meqë ministri i Financave ka bërë gjëra të mira… Ja e rritët naftën, por këto vagonat me naftë që dalin nga Bankers ku shkojnë këta? Po pse paskemi 500 mln për t’ia dhënë një ekipi për të shkuar në kategori të tretë? Një lopatë lek do për të bërë pushimin e shoferit dhe kryqëzimin e Savës. Shpëton i gjithë jugu. Si ka mundësi që nuk llogarisni sa lekë i marrim fermerëve taksë toke, sa lekë kanale keni pastruar nga Myzeqeja? Uleni naftën se është turp. Kur të vini vërdallë nëpër Lushnjë, sillni ndonjë gozhdë e ta ngulni në mur,” tha Korreshi, duke nënvizuar se qytetarët dhe fermerët janë të rënduar nga taksat dhe mungesa e investimeve reale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit