-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdesin 3 persona në SHBA si pasojë e një aksidenti hekurudhor

Kryesoret

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat, pasi ky i fundit u përplas me një kamion në Misuri, SHBA.

Rreth 243 pasagjerë ishin në trenin e linjës Los Angeles-Chicago kur ai doli nga shinat në një vendkalim hekurudhor pranë qytetit Mendon.

Shtatë vagonë dhe dy lokomotiva dolën nga shinat në incidentin, i cili ndodhi në orën 12:42 me orën lokale (17:52 GMT), raporton BBC.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e emergjencës nga zona.

Në një deklaratë, Amtrak – operatori kombëtar hekurudhor i SHBA-së – tha se treni “Southwest Chief” që udhëtonte në drejtim të lindjes nga Los Anxhelosi u përplas me një kamion pranë

Mendon, një qytet me rreth 160 banorë që ndodhet 84 milje (135 km). ) nga Kansas City.

Dymbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit ishin gjithashtu në bord.

Zyrtarët e Patrullës së Autostradës së Misurit konfirmuan se dy persona në tren dhe një person në kamion u vranë në përplasje.

Një anëtar i shërbimit lokal të ambulancës tha se të paktën 50 persona u plagosën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit