-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau dy motrat, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për autorin

Kryesoret

Përparim Ademi akuzohet për vrasjen e 2 motrave më 31 dhjetor 2020. Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani janë 2 motrat që u vranë.

Prokuroria ka kërkuar burgim të përjetshëm për autorin.

Ademi ka pasur lidhje me 2 motrat. Sipas dëshmitareve ngjarja u krye për arsye xhelozie, pasi Zhaneta kishte krijuar një tjetër lidhje paralele.

Ndërkohë Vjollca Tela, gruaja e Përparimit, me të cilin ajo ka tre fëmijë, është rrëfyer përpara hetuesve duke pranuar se ishte në dijeni të lidhjeve që bashkëshorti i saj kishte me motrat. Madje ajo ka thënë se shpesh herë shkonin në plazh së bashku.

Ditën e Krishtlindjes, dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi kanë patur një debat të ashpër me Përparim Ademin. Ato i kanë kërkuar që të shkëpusin marrëdhëniet me të, por kjo nuk është pranuar nga 59-vjeçari.

Por sipas policisë dy motrat e kanë kundërshtuar vazhdimisht, çka bërë që më datën 31 dhjetor Përparim Ademi të shkojë në banesë e Zhanetës, ku dhe i ekzekutoi me 26 plumba.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit