-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 steka cigare kontrandë, nën hetim 61-vjeçari dhe doganieri

Kryesoret

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e  6 stekave cigare, dhe artikuj ushqimor pa dokumentacion përkatës .

Si pasojë e kësaj po hetohet në gjendje të lirë 61-vjeçari me iniciale Y.M për veprën penale “Kontrabanda për të cilat paguhet akcizë”, dhe doganieri me iniciale S.K, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk kanë konstatuar sasinë e cigareve në këtë automjet.

Njoftim

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ”, në ngarkim të shtetasit Y. M., 61 vjeç, banues në Përmet, pasi në vendin Çarshovë, Përmet, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin “Volkswagen”, 6 steka cigare dhe artikuj ushqimor të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës apo deklaratë doganore. 

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u referuan materialet në ngarkim të shtetasve S. K., 36 vjeç, banues në Korçë dhe E. N., 41 vjeç, banues në Përmet, me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Tre Urat, Përmet, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nga verifikimet hetimore ka rezultuar se nuk kanë konstatuar sasinë e cigareve në këtë automjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit