-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Deri në 300 mijë lekë më shumë për policët, zbulohet bonusi për të transferuarit

Kryesoret

Prej 1 korrikut efektivët që punojnë jashtë vendbanimit do të marrin bonus mbi pagën të premtuar nga ministri Çuçi në muajin tetor të vitit të shkuar. Një bonus që pritet të ketë një impakt, nga momenti që  përfitojnë rreth 40% e efektivëve të Policisë.

Vendimi u morr në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, që në mungesë të kryeministrit Edi Rama i pranishëm në samitin e NATO-s në Madrid, drejtohej nga zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Praktikisht, në bazë të ndryshimeve të vendimit nr.256, datë 25.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Punonjësi i Policisë së Shtetit, kur emërohet, transferohet në mënyrë të përhershme apo të përkohshme jashtë vendbanimit të tij, përfiton pagesë për kompensim udhëtimi, si më poshtë vijon:

a) Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë në muaj;

b) Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë në muaj;

c) Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë në muaj;

ç) Nga 150 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë në muaj;

d) Mbi 200 km, në masën 30 000 lekë në muaj”.

Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2022. / A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit