-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt komisariatit me Range Rover, arrestohet në mes të ditës “i forti” i Elbasanit

Kryesoret

Thanas Beko, një emër i dëgjuar për policinë dhe jo vetëm, i njohur për marrjen peng të taksistit Andi Vyshka, është arrestuar në mes të Elbasanit, këtë të mërkurë.

Arrestimi ka qenë i beftë dhe policia ka përdorur një mjet tip Range Rover, që mendohet se i përket nën/drejtorit të Policisë së Elbasanit. Fillimisht Beko ka kundërshtuar uniformat blu.

Arsyeja e arrestimit, dyshohet se është një konflikt i ndodhur disa ditë më parë në Elbasan ku njëri nga autorit ka qenë dhe Thanas Beko.

Në shtator të vitit 2019, Beko u akuzua për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim dhe heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpunim, për çështjen e mbajtjes peng dhe dhunimit të taksitit Andi Vyshka, mikut të një gjyqtare në Elbasan.

Asokohe Bejko u la në “arrest shtëpie” nga gjyqtari Tomorr Kullolli, por u arrestua sërish pak ditë më pas për thyerjen e masës së sigurisë.

Ai nuk qëndroi në banesë, por u kap në një lokal në autostradën Elbasan- Metalurgji, ku dhe taksisti Vyshka deklaroi asokohe se e mbajtën peng.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit