-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është deputeti që përfitoi nga falsifikimi i votave në Librazhd?

Kryesoret

 Erjon Dashi, njëri nga numëruesit, i cili u arrestua ditën e sotme për falsifikime votash dhe tjetërsim rezultati ka zbuluar para prokurorisë “gabim” e tij që favorizoi deputetin e PD-së, Lefter Gështenjën.

Nga prokuroria mësohet se Dashi i ka hequr 38 vota kandidati të PD-së, Ardian Zenelit dhe i ka shtuar tek deputeti Gështenja.

“Jam me banim ne  fshatin Berzesht, Njesia Administrative Qukes, Bashkia Prrenjas dhe jam i pa pune. Me   dates 25.04.2021 jane  zhvilluar zgjedhjet  per Kuvendin e Republikes se Shqiperise, une jam cakituar  nga subjekti Partija Demokratike qe te isha perfaqesuesi i saj ne numerimin e votave ne KZAZ –ne Nr.53, ne bashkin Prrenjas. Une kam qene  ne  numrimin e votave qe nga fillimi i procesit, pasi u numeruar votat per subjektet politike , jane plotesuar proces-verbalet dhe votate e çdo subjekti jane futur ne zarfa, veç e veç per çdo subjekte politik dhe jane mbyllur kutit e votimit, perseri.

 Pasi mbaroj numrimi i votave per  subjektet politike ka filluar numerimi i votave per  kandidatet per çdo subjekte politike.Ne grupin e numerimit une kam qene me shtetasit Durim Alla,Mili Vasku dhe Olgert Alla. Pasi  hapesh kutija , ne te cilen ishin fletet e votimit  te ndara  ne zarfe sipas subjekteve politike. Nga ana  e grupit te numerimit  fillimishte numroheshin(verifikoheshin) dhe nje here votat e subjekteve zgjedhore sipas zarfeve, duke e krahsuar  me procesverbalin. Pasi verifikoheshin  votate e marra nga çdo subjekte politike , fillonte numerimi i votave per çdo kandidate te çdo subjekti zgjedhor.

 Pas perfundimit te numerimit te votave  per çdo kandidate zgjedhor, te çdo Subjekti politike  plotesohej procesverbali  per çdo kandidate, pastaj  plotesohej Tabela e rezultateve per kandidatet  per deputete ne qendren e votimit , per çdo subjekte politike. Keto tabela  i dorzonim  tek sekretarja e KZAZ , e cila  e hidhte ne sistem dhe pastaj e sillte te printuar  tek ne per firme, ku ne i nenshkruanim.

 Ne lidhje me  Tabelen e Rezultatit  per Kanditatet  per Deputet ne qendren e votimit  nr.2796, per  Partia/Kualicioni Partia Demokratike “Aleanca Per ndryshim” ku ka ndryshime  votash plus 38 vota per  kandidatin Lefter Geshtenja   dhe minuse 38 vota per kandidatin Ardian Zeneli nga  krasim me faktin e votat ne kuti, une  them se eshte nje gabim njerzore, nuk eshte e qellimshme. Ku veprim eshte bere nga pakujdesia, si rezultat i lodhjes  dhe pa asnje lloje interesi” ka deklaruar Erjon Dashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit