-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fshehu të ardhurat, në pranga një person në Durrës e “pëson” edhe shoku

Kryesoret

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor i koduar “Informaliteti”.

Goditen 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Ushtronin në mënyrë të kundërligjshme, aktivitetin e këmbimit valutor, si dhe fshihnin të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet, vihet në pranga një kambist, procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Durrës, në vijim të punës për goditjen e krimeve ekonomike dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, në kuadër të operacionit policor të koduar “Informaliteti”, goditën 2 raste të veprimtarive të paligjshme të fshehjes së të ardhurave dhe informalitetit.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi L. H., 57 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi B. Sh., 59 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 13, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambistë, pa licencën përkatëse. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma parash, të valutave të ndryshme, të cilat këta shtetas i kishin përfituar nga ky aktivitet i kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyaktës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit