-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LISTA/ Pro dhe kundër protestës! Zbulohen (ar) miqtë e Berishës brenda PD-së

Kryesoret

Në datë 7 korrik Sali Berisha ka thirrur protestën kombëtare përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve të karburantit, por edhe ushqimeve. Por, në këtë tubim, ish-kryeministri nuk do ta ketë të gjithë grupin e deputetëve me vete.

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj së bashku me Gazment Bardhin thanë hapur se nuk do të marrin pjesë. Po ashtu edhe Ferdinand Xhaferraj është rreshtuar kundër.

Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Açka lanë një dritare hapur duke thënë se do të marrin pjesë nëse ditën e enjte do të jenë në Tiranë. Pjesa tjetër e deputetëve deklaruan se do të marrin pjesë.

Deklaratat

Gazment Bardhi: Nuk jam krah “non gratave”

Saimir Korreshi: Masë për kostum nuk na kanë marrë me thënë të drejtën, nuk e di si do e qepin, por për të marrë pjesë në protestë unë kam thënë nuk e ndërroj, do të marr.

Ina Zhupa: Më datë  Korrik, çdo opozitar, çdo njeri i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo qeverisje do të vijë në shesh të protestojë.

Arbi Agalliu: Në datë 4 Korrik deri më datën 8 Korrik së bashku me kolegun Oerd Bylykbashi do të ndodhem pranë CDU për një trajnim, aktivitet, lidhur me luftën kundër korrupsionit. Emri im është vendosur në atë grup pune pa më konsultuar dhe pa më pyetur. Si shumë e shumë kolegë të tjerë. Kjo nuk do të thotë që unë personalisht apo rrjeti im dhe i gjithë demokratëve të ndershëm nuk do të mbështesin çdo nismë që ka të bëjë me refuzimin e varfërisë, me refuzimin e korrupsionit.

Enkelejd Alibeaj: Duhet të protestosh kundër çmimeve të larta, kundër oligarkëve, dhe unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu. Ju thashë edhe njëherë, protestoj sot, kam protestuar dje dhe protestoj në çdo rast. Detyra e çdo deputeti është të protestojë.

Ervin Salianji: Secili të bëjë maksimumim, përgjegjësia bie mbi ata që e kanë organizuar, ajo që ka rëndësi është qe Shqipëria ka një mijë e një arsye për të protestuar. Kjo është arsyeja e kësaj forme reagimi, sepse vendi ndodhet në gjendje te mjerueshme ekonomike. Demokratët nuk janë as kishë as xhami, unë s’kam ndryshuar asnjë qëndrimi që kam bërë pas 6 marsit, e ritheksoj unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta, jam i privilegjuar që jam votuar në Korçë me numër masiv votash.

Xhelal Mziu: Nuk është se kemi dalë në terren, por e rëndësishme është që në 7 korrik është një betejë për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për demokratët. Nuk besoj se ka një situatë më kritike në familjet shqiptare se sa sot, kemi çmime rekord në botë dhe shumë herë më të larta se vendet e rajonit. Kemi papunësinë më të madhe dhe korrupsionin më galopant që mund të ketë një shtet dhe pak ditë më parë zumë dhe vendin e 7-të në botë për sa I përket hashashit. Nuk është një protestë e Berishës, është një protestë e demokratëve kundër kësaj qeveria e cila nuk duhet të ishte në pushtet për shkak të vjedhjes së votave më 25 prill. Edhe ata socialist të ndershëm që e kanë votuar janë bërë pishman për shkak të situatës ekonomike

Flutura Açka: Qytetarët janë të lirë të protestojnë dhe unë kam qenë pjesë e protestave jo vetëm të PD, por edhe të shoqërisë civile. Është në natyrën time që të protestoj. Jam s’jam fizikisht unë protestat e mia i kam bërë me fjalë çdo ditë.

Grida Duma: Besoj që protesta do të bashkojë demokratët, pastaj se çdo bëjë hierarkia lart është një çështje më e madhe se kaq. Strategjia është që të ketë pjesëmarrje së pari.

Oriola Pampuri: Nëse do jem në Shqipëri unë kam qenë dhe do jem pjesë e çdo proteste qytetare. Sa herë që janë bërë protesta, opozita ka bërë protesta të panumërta.

Belind Këlliçi: çdo qytetar shqiptar ka 1001 arsye për të dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të ushqimeve, rritjes së çmimit të naftës. Kush tenton t vrasë protestat, të mbysë zërin e qytetarëve dhe të vrasë këto kauza sigurisht është në shërbim të qeverisë dhe jo të opozitës.

Agron Duka: Po, ne do marrim pjesë, PAA. Nuk kemi asnjë lloj konkordimi me zotin Berisha apo organizatorët e protestës. Mendojmë se çështja që bëhet protesta mendojmë që PAA duhet të jetë prezente në protestë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit