Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ishte i ashpër me qeverinë dhe një pjesë të deputetëve të shumicës, që sipas tij janë njëlloj si Edi Rama duke menduar dhe vepruar si biznesmenë.
“Ne kemi pasur 3-4 oligarkë, ju i bënte 25. Këtu tani një pjesë e politikanëve, duke filluar si Rama, mendojnë dhe sillen si biznesmenë sepse janë pjesë e biznesit. Të dalë dhe të flasë me emra konkretë për biznesmenët e naftës.
Kullat në mes të Tiranës, te liqeni, apo liqeni i thatë i kanë persona që kanë lidhje me politikanët. Po ata që janë në kërkim për inceneratorët, ku janë? Janë në kërkim, po ju i paguani edhe tani që janë në kërkim” tha ai duke marrë në fund duartrokitjet e një pjese të sallës.