-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nëse gjykata i jep vulën Alibeajt, Berisha zbulon prapaskenat ç’do të ndodhë me PD-në

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do e lirojë kurrë selinë e PD-së edhe nëse gjykata i jep “vulën” Enkelejd Alibeajt për drejtimin e partisë.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha thotë se organizimi i partisë bëhet me statut dhe sipas tij, është statuti që është njohur nga gjykata.

Fevziu: Kush do jetë kryetari i Grupit Parlamentar në shtator?

Berisha: E ka përcaktuar statuti i PD0-së. Kjo detyrë i është ngarkuar Luçiano Boçit.

Fevziu: Nëse grupi parlamentar ka më shumë pjesëtar në anën tjetër se sa në anën tuaj.

Berisha: Statuti është statut. Rama po bën gjithçka që t’i japë Alibashës logo. Nuk ka akt më të paimagjinueshëm që të futet një palë e tretë në një gjyq. Nuk ndodh në botë kjo përveçse këtu. Ka disa forma të proceseve gjyqësore.

Fevziu: Nëse ia japin vulën zotit Alibeaj, çfarë do ndodhi?

Berisha: Nëse i japin vulën, nuk mund të ndodhë ajo.

Fevziu: Do e lironi selinë?

Berisha: Jo nuk do ndodhë kurrë ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit