Një grup hajdutësh shqiptare dhe kosovare kanë mashtruar një 61-vjeçare në Selanik, duke i vjedhur plotë 76.500 euro.
Mediat greke raportojnë se ata prezantoheshin si teknikë të një kompanie kontabiliteti duke thënë se ofronin shërbime për mbrojtje të llogarive bankare.
Më pas kanë përfituar dhe kanë fituar akses në celularët dhe kompjuterët e tyre , nëpërmjet instalimit të aplikacioneve.
Autorët u identifikuan si pesë persona, me origjinë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët duket se janë të përfshirë në raste të ngjashme mashtrimi në mbarë botën.
Rasti po hetohet nga oficerët e policisë së Departamentit të Sigurisë Pylaia – Chortiatis dhe në dosjen e lëndës përfshihen veprat e organizatës kriminale , mashtrimi, mashtrimi kompjuterik dhe aksesi i paligjshëm në të dhënat e sistemit informativ, të vazhdueshme.