Bosnje-Hercegovina është tronditur nga një termet i fuqishëm para disa minutash. Mësohet se magnituta ishte, 4.8 ballë. Qytetarët kanë raportuar tmerrin që përjetuan.
Shumë qytetarë të BeH raportuan virtualisht se tërmeti u ndje në Sarajevë, Zenicë, Visoko, Kakanj, Trebinje, Magla. Siç raportojnë mediat në rajon, tërmeti u ndje edhe në Kroaci, më saktë në Split, Dubrovnik dhe Makarska.
“Gjithçka po dridhej”, “Vazhdoi për dhjetë sekonda”, “Sapo ndjeva një dridhje”, “Në Sarajevë ndjeva një dridhje dy herë, e para ishte më e lehtë, më pas pati një dridhje më të fortë”.
Këto ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve që e ndjenë tërmetin.