-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pse i dorëzojnë falas kompetencat magjistratët tanë?

Kryesoret

Nga Artan Fuga

Dje u bë takimi i Natos. Në fakt, hyrja e Shqipërisë në NATO para një dekade e gjysmë ishte një arritje madhe jo thjesht e Partisë demokratike që qeveriste në atë kohë, por e Shtetit, dhe e Kombit!

Fitore e madhe e shqiptarëve!

Filmime nga dje sigurisht u dhanë t’i shohim ne qytetarët dhe të reflektojmë. Edhe unë bëra reflektimin tim.

Nuk kuptoj se përse Presidenti i Republikës nuk ishte ai që na përfaqësonte atje. Ose të paktën të ishte edhe ai!

Sepse atij i takon, po nuk shkoi nuk bën detyrën. Ai është kryetari i shtetit, ai është nënshkruesi i traktave ndërkombëtare dhe i marrëveshjeve, ai është komandant i ushtrisë!

Se kryeministrat nuk kanë punë me sigurinë e jashtme ushtarake të vendit. Eshtë mbi ta si mision kryesor. Ka mbi ta që e kanë detyrim. Ata zbatojnë politika konkrete për ta kryer në terren, por nuk e përfaqësojnë, nuk e kanë si detyrë kushtetuese!

Kryeministrat pastaj mund ta përdorin për propagandë sepse janë kryetarë forcash politike. Kurse atje është çështje mbipartiake.

Zaten kështu e kanë pasur sundimtarët në Shqipëri, kap të fortin e jashtëm për ta përdor për pushtet politik brenda vendit!

Që nga koha e pashallarëve blu pastaj të kuq!

Kaq e thjeshtë.

Por, nuk kuptoj se përse Presidentët, deputetët, kryetarët e bashkive, nëpunësit lënë mënjanë detyrime të tyre dhe ua falin të tjerëve kompetencat që kanë!

Nuk e kuptoj vërtet! Ja këtë mendoja duke parë filmimet te TV Propaganda Fide pasi nxorra për pak minuta televizorin nga frigoriferi!

Mbase ja fus kot! Ndofta jam naiv mo, por e kam sinqerisht!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit