Ish-nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli u shpreh se protesta nuk duhet të njoh temperatura të larta dhe se gratë janë ato që vuajnë më së tepërmi nga rritja e çmimeve dhe kriza në vend.
“Doktori tha një fjali, fitorja kalon përmes grave. E kam besuar thellësisht gjatë viteve që kam qenë e angazhuar. Partia jonë është ngjizur nga protestat. Nuk ka gjë më sfiduese se sa të jesh në opozitë, një opozitë të vërtetë dhe jo të shitur. Ky vit ka qenë një nga sfidat më të mëdha të PD-së. Pjesa më parësore e rithemelimit të PD-së. Opozita do të thotë një axhendë protestash, protesta të pafundshme për të gjitha sfidat prej jush që çdo qytetar ka në familjen e vetë. Ka dy kauza që nuk mund t’i lësh kurrë.
Të shohësh se ke të kufizuar jetën e fëmijës tënd, të çohen në këmbë. Ju jeni këtu pavarësisht temperaturave të larta. Më 7 korrik, një numër i lartë do vijnë për të sfiduar, së pari për lirinë dhe perspektivën që do i japin fëmijës së vetë. Ka shumë halle ky vend. Dy janë më të rrezikshmet, emigrimi dhe largimi ndërsa e dyta është fenomeni i rritjes demografike. Numri i vdekjeve, më i lartë se i lindjeve. Ky është alarm. Elon Musk për ekonominë e Japonisë thotë se ai vend që ka rritjen demografike të lartë, nuk ka një të ardhme. Çfarë do themi për vendin tonë? Arsyet janë të pafundme, gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje kur bëhet fjalë për familjen e saj”, tha Topalli.