Në orën 17:00 ka nisur mbledhja e kryesisë së PS-së, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Çështja kryesore që do të diskutohet në mbledhje pritet të jetë zgjedhja e kryetarëve të degëve të PS-së në 61 bashki.
Pritet që mbledhja të nisë me një raportim nga kryetari dhe drejtuesi i komisionit të posaçëm zgjedhor, Blendi Klosi dhe më pas do të shkohet tek vendimet finale.