-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas DEA-s, zbarkojnë në Tiranë ushtarët specialë amerikanë

Kryesoret

Zyrtarisht sot është aktivizuar në Shqipëri Brigada e Asistencës së Forcave të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SFAB), një ekip të cilës do të mbështesë dhe këshillojë Batalionin e Dytë të Këmbësorisë së Forcës Tokësore. Ministri i Mbrojtjes vlerësoi mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme që SHBA kanë dhënë për Forcat e Armatosura. Peleshi garantoi forcimin e angazhimit të Shqipërisë përkrah aleatëve të saj ushtarakë.

“Ky grup-batalion është objektivi ynë kryesor në NATO dhe jemi duke punuar intensivisht për të bërë të mundur realizimin e të gjitha detyrimeve në këtë kuadër dhe padyshim asistenca e ekipit amerikan është e një rëndësie të veçantë. Jam i bindur që puna juaj do të japë frytet e saj dhe do të kurorëzohet me certifikimin e suksesshëm që kjo strukturë do t’i nënshtrohet gjatë muajit shtator të këtij viti“, u shpreh Ministri i Mbrojtjes.

 Shqipëra, jo vetëm që do të vijojë të jetë pjesë e trupave në krahun lindor të Aleancës me prezencën tonë në Letoni, por do të shtojë kontributin edhe në Bullgari, në kuadër të Grup-Batalioneve të reja që do të krijohen në disa prej vendeve anëtare të Aleancës. Ne do të vijojmë të përmbushim me seriozitet dhe profesionlizëm detyrimet në Aleancë dhe detyra juaj, të nderuar ushtarakë është të shfrytëzoni në maksimum këtë mundësi që ju jepet për të rritur dhe më tej standardet operacionale në mënyrë që të jeni të ndërveprueshëm me homologët tuaj” tha ai.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e vlerësoi aktivizimin e Brigadës së Forcave të Sigurisë dhe të ndihmës së ushtrisë së SHBA si një hap të rëndësishëm për të çuar në lartësi të reja marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

“Është e rëndësishme që ju të përmbushni të gjitha objektivat tuaja që u diskutuan edhe në Samitin e NATO-s. Bota ka ndryshuar, ka sfida të reja, të cilat duhet të përmbushen. Çdo aleat duhet të jetë i gatshëm, i përgatitur dhe për këtë arsye jemi të kënaqur për forcën e sotme në mënyrë që të jemi të gatshëm, që NATO të jetë e gatshme”, vlerësoi ambasadorja Kim. Aktivizimi i ekipit të Brigadës së Asistencës së Forcave të Sigurisë së SHBA në Shqipëri vjen pas aktivizimit në vendin tonë edhe të Shtabit të Përparuar të Forcave Speciale Amerikane në Evropë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit