-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pati gisht në tjetërsimin e lagunës në Lezhë, ja si i shpëtoi burgut kryeplaku

Kryesoret

Kryeplaku i fshatit Grykë Lumi në Lezhë, Pjetër Luka ka zhvilluar ditën e sotme seancën gjyqësore për tu njohur me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi për Lukën masën “arrest shtëpie”, kjo u favorizuar dhe nga mos përfaqësimi i tij me avokat gjatë seancës. Dy avokatët e tij i janë bashkuar bojkotit për Hartën e Re Gjyqësore.

Masa e lehtësuar u vendos edhe për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pjeter Luka u arrestua të mërkurën nga Policia, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër ndalimi nga prokuroria me miratim të Gjykatës së Lezhës për veprën penale “Falsifikimi Dokumenteve”.

Kryeplaku dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka përpiluar dhe lëshuar dokumente të falsifikuara, me qëllim tjetërsimin e kësaj prone, në favor të të palëve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit