Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar sërish në Facebook në lidhje me skandalin e investitorit strategjik, ku kryeministri Edi Rama i ka dhënë tokë publike burrit të ministres Olta Xhaçka në Dhërmi.
Ai i ka bërë thirrje drejtësisë të veprojë pasi është shkelur hapur Kushtetuta.
“Rama pranon se, veç të tjerave, i ka dhënë ministres së tij Xhaçka, pronën publike në përdorim.
Rama dhe Xhaçka shkelën haptas Kushtetutën dhe Ligjin.
Drejtësia duhet të tregojë se në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm”, shkruan Shehaj.