-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

65 vite shërbim, njihuni me stjuardesën më të vjetër në botë

Kryesoret

Bette Nash është një stjuardesë 86-vjeçare, e cila ka 65 vite që i shërben pasagjerëve në avionë.

Gruaja nga Virxhinia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mban rekordin Guinness si stjuardesa më jetëgjatë në histori.

Për CNN, ajo shprehet: “Doja të isha stjuardesë që herën e parë që hipa në një avion. Isha 16 vjeç dhe u mahnita kur pashë stjuardesën që kaloi pranë meje. Ishte momenti kur i thashë vetes se ajo ishte puna që duhej të bëja”.

Bette Nash e nisi karrierën në vitin 1957, kur ishte 21 vjeç. Atëherë, biletat e avionit kushtonin 12 dollarë dhe nuk kishte nevojë të rezervoja paraprakisht fluturimin.

“Ikën ditët kur i shkruanim me shkrim dore biletat dhe përdornim shkumës dhe dërrasa të zeza”, thotë stjuardesa.

86-vjeçarja thekson se i pëlqen shumë të bëjë të njëjtën rrugë, pasi kështu njihet me pasagjerët: “Dua t’i njoh klientët dhe të bësh të njëjtën rrugë, të ndihmon që të rastisësh shpesh me të njëjtët njerëz”.

Gjithashtu, Bette nuk ka ndërmend që të dalë në pension së shpejti: “Ndonjëherë e mendoj që të tërhiqem, por sa herë që vij në punë, ndërroj mendje”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit