Në Gjykatën e Sarandës, gjyqtari Fatmir Ndreu, nuk pranoi pak ditë më parë kërkesën e 41 vjeçarit Edmond Duzha për të lënë qelitë e paraburgimit ku ndodhet prej 29 dhjetorit si i dyshuar për vjedhjen në bashkepunim të rreth 173 milionë lekëve në një supermarket në qytetin bregdetar.
Duzha, banues në Laç, një person që ka qenë i dënuar dhe në Itali për “vjedhje” dhe “dhunë ndaj forcave te policise” akuzohet se bashkepunoi në vjedhje me Bekdash Cukallen, nje 38-vjecar, banues ne Sarande, pronar i firmes se mirembajtjes se kamerave te sigurise se supermarketit.
Sipas dosjes se prokurorise, hetimet e se ciles po kryhen nga Prokurori Ilir Hoxha, ne vjedhje moren pjese 3 persona, te cilet jane filmuar nga disa kamera sigurie ne subjekt por edhe ne qytet.
Mësohet se hetimet janë plotësuar kohët e fundit edhe me prova te reja.
Konkretisht nga këqyrja e telefonit të markës “Iphone – 11 ProMax”, evidentohet se në aplikacionin “ëhatsupp”, Edmond Duzha komunikon me një femër të quajtur “Ilda”, me të cilën, më datë 10.12.2021, ora 11.24 PM, pra disa ore para vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:
– Edmondi: “tu ra shi knej”; “ftoht”; “mir krejt”
– Ilda “a keq koha”;
– Edmondi: “po”;
– Ilda “ishalla pushon shiu”;
– Edmondi: “ma mir të jet shi”;
– Ilda “po mir ishalla bjen”;
– Edmondi: “hahaha”;
– Ilda “hahaha”;
dhe më datë 11.12.2021, ora 05.25 AM, disa ore pas vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:
– Edmondi: “mir jam”; “po pres sa të hapen lëvizjet e po nisem”; komunikime këto që krijojnë dyshime se veprimtaria në vijim e shtetasit Edmond Duzha do ishte e tillë që duhet të favorizohej nga moti i keq me shi, për të cilën ky i fundit shprehet “ma mir të jet shi”.
Nje tjeter prove e shtuar eshte ajo e filmimeve te kamerave te sigurise se Komisariatit te Sarandes.
Konkretisht në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 29.12.2021, ora 16.00, Prokurori ka autorizuar kryerjen e veprimit hetimor të përgjimit ambiental ndërmjet shtetasve Edmond Duzha dhe Bekdash Cukalla brenda ambienteve te Komisariatit te Sarandes ku rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha shikon përreth ambientit, troket tavolinën me gisht për t’i tërhequr vëmendjen shtetasit Bekdash Cukalla, e shikon në sy dhe i bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë. Shtetasi Bekdash Cukalla kthen shikimin nga Edmondi, por nuk komunikojnë”.
Gjithashtu, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 30.12.2021, ora 10.00, rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha lëviz kokën në drejtimin poshtë lartë, shikon përreth ambientin, bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë, duart i mban të bashkuara para fytyrës dhe me pëllëmbën e dorës së majtë godet dorën e djathtë duke parë në sy shtetasin Bekdash Cukalla, i cili nuk reagon”./PANORAMA