Një makinë e tipit “Opel” është djegur në lagjen Partizanin, Vlorë në mesditën sotme.
Dyshohet se zjarri mund të ketë qenë aksidental.
Pronari, Tomor Shehajt ka deklaruar se e kishte parkuar makinën para banesës, kur ka marrë flakë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 12:15, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht, një mjet i markës “Opel”, në pronësi të shtetasit T. Sh, banues në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.