Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar fermerin Fazli Beqiraj në fshatit Sopi të Suharekës, ku filluan korrje-shirjet e grurit.
Sipas njoftimit për media të Zyrës së Kryeministrit, gjatë kësaj vizite është thënë se në saje të thjeshtëzimit të procedurës së aplikimit, janë rritur edhe sipërfaqet e mbjella.
“U theksua se falë mbështetjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës, bujqit në Kosovë janë më të përkrahurit, krahasuar me vendet e rajonit. Një hektar me grurë këtë vit subvencionohet me rreth 474 euro, duke përfshirë për herë të parë subvencionimin e vlerës së akcizës së naftës prej 0.36 cent si dhe plehërimin pranveror me 150 euro për hektarë”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në njoftim thuhet se bujqit kanë mundësinë e subvencionimit për rendiment të grurit me 0.03 cent për kilogram, përmes dorëzimit në mullinj.
“Kultura e grurit ka një rritje prej 216% të mbështetjes financiare krahasuar me qeverisjet e kaluara. Qeveria e Republikës së Kosovës, ka prioritizuar bujqësinë duke rritur përkrahjen deri në 52 milionë euro për Programin e Pagesave Direkte, Subvencioneve 2022”