Ministria e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka njoftuar se shqiptarët, të cilët jetojnë në Kanada mund të pajisen me pasaporta dhe karta ID në zyrën e Konsullatës Shqiptare, pa pasur nevojë të udhëtojnë në një vend tjetër.
“Tashmë qytetarët që jetojnë në Kanada, nuk do kenë nevojë që të udhëtojnë drejt vendeve të tjera për të marrë këto shërbime, falë punës së Shërbimit Konsullor shqiptar. I ftojmë të gjithë qytetarët të aplikojnë në portalin E-Albania, duke ndjekur gjithë udhëzimet e nevojshme. Më thjeshtë, më shpejt, më afër jush!”, shprehet ajo.