-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundojnë në urgjencën e Kavajës 4 të mitur, rrezikun të mbyten në det

Kryesoret

Katër të mitur janë paraqitur në Urgjencën e Kavajës pasditen e së dielës, pasi rrezikun të mbyten në plazhin e Vilë Bashtovës. Policia e Kavajës njofton se në urgjencën e qytetit, kanë mbërritur 4 shtetas të mitur të moshave 11, 12 dhe 13 vjeç.

Ata janë transportuar menjëherë në spitalin e Durrësit, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.07.2022, janë paraqitur në urgjencën e Kavajës, 4 shtetas të mitur, të moshave 11, 12 dhe dy nga 13 vjeç, të cilët duke notuar në Vilë Bashtovë, kanë rrezikuar të mbyten.

Stafi i urgjencës mjekësore të Kavajës i ka transportuar 4 të miturit në spitalin e Durrësit, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit