-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat e nxehta shkëpusin masivin e akullit, 6 të vdekur, me dhjetëra të plagosur

Kryesoret

Gjashtë njerëz vdiqën në Marmolada , të vrarë në shembjen e një masivi akulli .

Sipas asaj që thonë ekipet e shpëtimit, kufomat nuk janë nxjerrë ende nga masa e akullit, pasi janë shtyrë poshtë majës së malit ku po bënin ngjitjen dhe është tepër e vështirë ndërhyrja.

 Deri më tani raportohet për tetë persona të tjerë të plagosur, përfshirë një që është në gjendje të rëndë, ndërsa ka edhe disa të zhdukur.

“Një gjëmimë, pastaj orteku. Dëgjuam një zhurmë të madhe, tipike për rrëshqitje dheu, më pas pamë një lloj orteku të përbërë nga bora dhe akulli që zbriste me shpejtësi të madhe dhe prej andej kuptova se kishte ndodhur diçka e rëndë. Me dylbi nga këtu shihet thyerja e akullit”, tha një nga menaxherët e vendpushimit Castiglioni Marmolada, dëshmitar i të gjithë skenës.

Ndërkohë, grupe njerëzish janë shoqëruar në rrjedhën e poshtme nga shpëtimtarët pas shembjes së masivit të akullit.

Situata është e rrezikshme sepse ekziston rreziku i shembjeve të mëtejshme, ndërsa një helikopter është i pajisur me zilen Reço, një pajisje që të lejon të kërkosh këdo në vështirësi në zona të hapura.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit