Adil Tefa është njëri prej tre shqiptarëve që ka mbetur i vrarë nga masakra e përgjakshme mbrëmjen e së shtunës në Athinë.
Tefa drejtonte makinën tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.
Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.
Dy shtetasit e tjerë shqiptarë të vrarë mësohet se janë Jani T. dhe Gëzim A., rreth 30 vjeç, të dy me precedentë penale në fushën e narkotikëve.
Sipas informacioneve të deritanishme bëhet fjalë për larje hesapesh mes 2 bandave shqiptare, që ishin të njohura nga policia për krime të mëparshme dhe aktivitetin e tyre në botën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Ndërkohë mësohet se njëri nga shqiptarët është vrarë nga policia greke, në tentativë e sipër për ta neutralizuar.
Dëshmitarët okularë kanë thënë për mediet greke se fillimisht menduan se të shtënat ishin fishekzjarrë, ndërsa më pas kanë parë efektivët te plagosur.
“Papritmas dëgjuam të shtëna armësh. Në fillim menduam se ishte fishekzjarrë. Më pas kuptuam se çfarë ndodhi. Ne pamë një oficer policie që po çalonte dhe një tjetër që ishte i shtrirë në tokë. Kishim frikë”, thotë një dëshmitar okular.
Ndërkohë sipas informacioneve paraprake bëhet fjalë për ekzekutim të planifikuar, pasi mediet greke flasin për larje hesapesh mes dy familjeve shqiptare, që ishin shpërndarës droge.
Njëra nga 3 viktimat konsideronte autorin si fajtor për arrestimin e tij një muaj më parë.
Kronika e ngjarjes
Çdo gjë nisi në lagjen “Kato Patisia” të Athinës, në kohën që persona të cilët udhëtonin me një automjet tip “Mercedes” me targa shqiptare, u përleshën me drejtuesin e një motoçiklete, i cili mbeti i plagosur rëndë, por gjatë orëve të para të mëngjesit humbi jetën në spital.
Në vend u gjend babai drejtuesit të motoçikletës, i cili ndoqi “Mercedesin” me një automjet tip “Audi” dhe qëlloi me armë duke e lënë të vdekur në vend, raporton abcnews.al.
Një tjetër person që ndodhej në “Mercedes” tentoi të largohej me vrap, por u përplas nga një automjet që po kalonte rastësisht në rrugë dhe mbeti i plagosur, ndërsa një person tjetër që ndodhej po në të njëjtën makinë mundi të dalë nga makina dhe nën kërcënimin e armës grabiti një makinë tip “Toyota”.
Menjëherë me të mbërritur në vendngjarje policia nisi të kërkojë makinën “Toyota”, të cilën e gjeti jashtë një bari në lagjen “Agjius Anargjirous”.
Policia i bëri thirrje të dorëzohet, por i riu hapi zjarr duke plagosur dy policë.
Prej përleshjes së armatosur mbeti i vrarë edhe autori.
Burime thonë se tre viktimat e ngjarjes janë shqiptarë, por ende policia nuk ka dhënë emrat. Hetimet tregojnë se grupi i armatosur është sulmuar në “Kato Patisia” prej rivalëve në momentin që po përgatiste të sulmonte barin në “Agjius Anargjirus
Tefa drejtonte makinën tip tip “Mercedes” dhe qëlloi personin me motoçikletë. Më pas babai i personit me motoçikletë qe ishte nga pas e qëlloi Tefën dhe e vrau.
Vijon