Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve.
Ai është shprehur se kjo ditë është e veçantë edhe për kombin shqiptarë pasi Amerika është një nga partnerët më të ngushtë të Shqipërisë.
“Kjo ditë e shënuar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dha jetë ëndrrës së amerikanëve për të ndërtuar një botë më të mirë, bazuar në virtytet më të mira njerëzore e politike duke e shndërruar këtë vend në ëndrrën e gjithë botës.
Falë SHBA, shqiptarët në Ballkan sot janë duke jetuar lirinë e mohuar ndër shekuj dhe ecin përkrah saj në NATO, aleancën më të fuqishme si një garanci për një të ardhme të sigurtë, të lirë e në demokraci.
I vetmi orientim yni vijon te mbetet ai perëndimor dhe euroatlantik, me busullën e qartë drejt perëndimit dhe SHBA,” ka shkruar ai në Facebook.