-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çështja e “Babales”, sot vendoset fati i Salianjit, në burg ose jo

Kryesoret

Këtë të hënë në Gjykatën e Apelit Tiranë pritet që të vendoset “fati” i deputetit të PD-së, Ervin Salianjit në lidhje me përgjimet e Babales ku i përfshirë rezulton dhe vëllai i ish-ministrit Fatmir Xhafajt.

Kujtojmë se Ervin Salianji është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit burg, por këtë dënim ai dhe Kryesia e Partisë Demokratike e konsideron politik.

Gjithashtu fajtor u shpall edhe i pandehuri tjetër Albert Veliu, i cili u dënuar me 3.5 vite burg, ndërsa Fredi Alizoti u dënua 2 vite heqje lirie.

Gjykata dënoi me 6 muaj burgim dhe gazetarin Jetmir Olldashi, dënim të cilin ka konvertoi në shërbim prove, duke kryer 100 ore pune në shërbim publik.

Çështja Babale

Çështja “Babale” nisi në vitin 2018 pas një video-përgjimi të publikuar nga selia e PD-së.

Në këtë audiopërgjim shtetasi Albert Veliu, i njohur ndryshe edhe si Babale, pretendonte se fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për çështje që lidheshin me trafikun e drogës në qytetin e Vlorës.

Por sipas organit të akuzës kjo nuk është e vërtetë dhe kërkoi dënimin e publikuesve të këtij audiopërgjimi, dënim të cilin Ervin Salianji dhe kryesia e PD-së e konsiderojnë si politik.

Madje opozita më herët ka akuzuar gjyqtaren Edlira Petri se vepron me urdhër politik pasi bashkëshorti i saj, nënkryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, është një prej njohjeve më të afërta të Fatmir Xhafaj.

Akuzë kjo që vjen pasi edhe në gjykatë janë duke u shqyrtuar ende çështje të 2017.

Dosja ndaj deputetit demokrat dhe gazetarit Jetmir Olldashi është nxjerrë në një kohë kur pritej edhe rishqyrtimi i çështjeve për shkak se në Apel janë emëruar gjyqtarë të rinj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit