Një person ndërroi jetë sot në Lushnjë si pasojë e një aksidenti.
Viktima është Th. Ç. 67 vjeç, banues në Krutje.
Aksidenti ndodhi rreth orës 14:40 në fshatin Zhym.
Sipas policisë duke drejtuar motorin i moshuari ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga.