Në një konferencë për shtyp këtë të hënë, kryetarja e LSI-së ka bërë të ditur se ka dërguar dokumente të reja për aferën korruptive në SPAK.
Edhe njëherë tjetër, Kryemadhi e quajti këtë inceneratorin e Tiranës si llokmën më të madhe të kësaj afere korruptive.
“Sot jam këtu për të ndihmuar SPAK, kam bërë gati shtesë padie për të informuar me dokumente të reja autentike e të faktuara që ndihmojnë SPAK për inceneratorin e Tiranës, llokma më e madhe e kësaj afere korruptive që nuk është e vetmja, por është rasti më flagrant kur qeveria e Kryeministri janë kapur me presh në dorë”, tha Kryemadhi.