Një 22-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Sarandë, pasi është dëmtuar teksa ndodhej në një fushë mini futbolli.
Për shkak të stuhisë që ndodhi në Sarandë, kanë rënë mbajtëset e një fushe mini futbolli në Urën e Gajdarit.
Sarandë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.